Blerja e bujshme e Dortmundit: Do e shikoni sa të fortë jemi!

0

Borusia Dortmundi deri tani është kampione Gjermanie në merkato, por do duhet ta bëjë këtë edhe në fushën e blertë. Kundërshtari kryesor quhet Bajern Mynih dhe vështirësitë kuptohen që kur lexon këtë emër. Borusia e ka nisur shumë mirë me miqësoret e fazës përgatitore.
Verdhezinjtë kanë fituar tre ndeshjet e para dhe kanë treguar se do jenë një kërcënim shumë i madh për klubin bavarez. Në një intervistë, një nga blerjet më të mëdha të verdhezinjve, Niko Shulc, shprehet se gjithçka po shkon mirë, por është shpejt të thuash se sa të fortë janë. Mbrojtësi është ambientuar shpejt në “Signal Iduna Parc” dhe ka besim se trofetë do vijnë.

“Borusia është një klub i madh, kemi mbështetje të madhe nga tifozët në këtë turne dhe jam shumë i kënaqur. Jam ambientuar mirë dhe nuk mund të ankohem. Kemi pasur një ngarkesë të lartë fizike dhe po luajmë shpesh. Kemi vetëm 10 ditë së bashku dhe nuk mund të them sesa të fortë jemi. Kam besim se do bëjmë një gjë të madhe dhe do fitojmë trofe këtë sezon”, u shpreh Shulc.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.