Blerja e Barcelonës që mbyll rrugën e Manajt, “Marca” e ashpër: FIFA-s nuk i pëlqen, tani prisni mashtrime në La Liga

Barcelona ka nënshkruar në ditën e sotme me futbollistin e Leganesit, Braithwate. Në një rast tërësisht të rrallë vjen kjo firmë e sulmuesit danez, pasi jemi në muajin shkurt dhe transferimet e janarit janë mbyllur.

Katalanasit morën lejen nga “La Liga” pas dëmtimit që pësoi Dembele, për të ndërhyrë në merkato brenda 15 ditëve dhe për të blerë vetëm një futbollist. Kjo pasi sulmuesi i Francës do të mungojë për një afat të gjatë prej 6 muajsh.

Ndërkohë me reagim të ashpër vjen prestigjozja spanjolle, Marca. Sipas saj, pas këtij rasti do të krijohen edhe precedentë mashtrimesh në La Liga. Klube të caktuara që nuk i pëlqen më një lojtar, mund të gjejnë marrëveshjen me të dhe nëpërmjet një leje mjekësore të rreme mund të paraqiten te Federata si të dëmtuar keqazi, që të kenë të drejtën për të transferuar një tjetër lojtar.

“Ne në Spanjë lejojmë diçka që në asnjë vend tjetër të botës as që edhe mendohet. Nuk ka futboll që të lejon të firmosësh jashtë merkatos. Këtu nuk pa përjashtime, pavarësisht arsyes. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një lojtar që të është dëmtuar për 6 muaj apo për dy javë. Kur merkato mbyllet, atëherë nuk mund të bësh asgjë. FIFA ka kërkuar që në 2013 ta shfuqizojë këtë rregull i cili nuk është i përcaktuar askund në fakt. Konkurrenca duhet të jetë e njëjtë në të gjitha Federatat, por Spanja ecën në drejtim të kundërt.

Në vitin 2010 Vilareal doli në merkato pasi iu dëmtua një lojtar dhe mori “OK” nga La Liga, por do t’i bllokohej nga FIFA sepse dëshira e tyre ishte jashtë Spanjës dhe kjo gjë nuk mund të bëhej. Pra jashtë merkatos, vetëm në Spanjë bëhen këto gjëra. Përjashtimi që mund të futesh në merkato pas dëmtimit të një lojtari, nuk është i përcaktuar në rregullore. Ju mund të përfshini vetëm ata që janë pa skuadër. Po tani mund të kalojnë klubet edhe në situata mashtrimi, duke kërkuar leje mjekësore të rreme për të nënshkruar dhe ky problem vazhdon”, mbyllet artikulli. Pas ardhjes së Braithwate, mundëistë që Manaj të debutoj me ekipin e parë janë më të pakëta, pasi roli i danezit është në qendër dhe të gjithë tifozët i kanë sytë nga kjo blerje e re dhe e pazakontë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *