Bledar Kola rikthehet në pankinë, ish-futbollisti i Kombëtares merr detyrën e re në Qipro

Bledar Kola ka marrë ditën e sotme një detyrë të re. Ish-futbollisti shqiptar do të mbajë postin e ndihmës trajnerit për skuadrën e njohur qipriote, Apoel Nicosia. Kola do të bëjë pjesë në stafin teknik të trajnerit Marinos Ouzoinidis. Ky i fundit raportohet nga mediat greke se ka firmosur deri në verën e ardhshme për të qenë në stolin e klubit qipriot, ndërsa ka përzgjedhur edhe ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare mes emrave të tjerë për ta ndihmuar në detyrën e re.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që të dy bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, teksa kanë nisur të punojnë së bashku që prej vitit 2014, periudhë në të cilën ishin te Panionios. Ndërsa më vonë ka vijuar të punojë në pankinën e Panathinaikos dhe AEK-ut të Athinës. Kështu Kola do të provojë veten në këtë aventurë të re, që do jo jetë një vlerë e shtuar në eksperiencën e tij si drejtues./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *