Bledar Devolli shkon në Kosovë, mision ngjitjen në Superligë

Bledar Devolli e rinis nga Kosova: Ish-futbollisti i njohur, i cili vitet e fundit ka pasur disa eksperienca si trajner në Shqipëri, tashmë shkon në Kosovë dhe ka një marrëveshje me KEK, klub ambicioz, që kryeson Ligën e Parë me 39 pikë në 17 ndeshje. Kur kanë mbetur 13 javë deri në mbyllje, KEK duhet të administrojë 5 pikë avantazh nga Vushtrria e KF Ballkani.

Këtë sezon në Kosovë e ka nisur që në verë Bledi Shkëmbi, i cili po punon shumë mirë të Liria, ndërsa gjatë sezonit i janë bashkuar edhe Mirel Josa të Prishtina dhe Gugash Magani të Trepça ’89.

Kalimi në Kosovë nuk bëhet në radhë të parë për anën financiare, por kryesisht për të punuar në qetësi e pa presionin që ekziston në Shqipëri, ku dy-tre humbje rresht në Superiore vendosin në rrezik çdo trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *