Bledar Devolli dhe KEK, Superliga e Kosovës një hap larg

Nuk janë vetëm Shkëmbi, Magani, Josa e Starova në Kosovë, sepse edhe një trajner tjetër ka shkuar këtë janar në Kosovë dhe po shkëlqen. Bëhet fjalë për Bledar Devollin, i cili në janar mori drejtimin e KEK-ut, një ndër klubet më ambicioze në Ligën e Parë.

Organizim shumë i mirë, skuadër cilësore dhe pretendente për ngjitje në Superligë, që kryeson prej shumë kohësh kampionatin. Devolli ka vijuar punën e mirë të bërë deri në janar, sepse KEK është tashmë në krye, me një pikë më shumë se Ballkani dhe 3 pikë më shumë se Vushtrria e vendit të tretë. Dy vendet e para shkojnë direkt lart, dy të tjerat në play-off, por te KEK nuk e mendojnë playoff-in.

Të shtunën KEK arriti një fitore të bukur 2-1 në fushën e 2 Korrikut, fitore që vlen shumë, sepse në Kosovë sukseset jashtë fushe janë me pikatore.

Me 5 javë nga fundi, KEK luan një finale të vërtetë fundjavën e ardhshme, sepse pret Vushtrrinë. Një fitore vlen Superligën, barazimi është minimumi i lejuar për të mbajtur pas rivalin direkt. Superliga bëhet gati të presë një tjetër trajner nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *