Biznes fantastik i Perez, Reali pranë marrëveshjes së shekullit!

Reali i Madridit është pranë arritjes së marrëveshjes së shekullit. Klubi spanjoll pritet të rinovojë kontratën me Adidas për 12 vite të tjera. Kompania e famshme e veshjeve sportive do t’i paguajë Realit nga 150 milionë euro në vit, ndërsa në total përfitimet do të jenë gati 1.4 miliard sterlina.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate, “Los Blancos” do të bëhen skuadra më e paguar e sponsorizuar nga Adidas, do të përfitojnë 20% të bluzave të shitura dhe rreth 7.7 milionë sterlina milionë euro për të gjitha ekipet e moshave.

Për më tepër, Adidas do të ketë dyqanin e saj në “Santiago Bernabeu” e ri. Kjo kontratë do të eklipsojë marrëveshjen mes Barcelonës dhe Nike, që përfshin 1 miliardë euro fitime për klubin katalanas.

Ndërkohë kanë dalë në internet edhe imazhet e bluzës retro. “Footy Headlines” raporton se Adidas ka gati një bluzë me mëngë të gjata. Bluza ka ngjyrë të bardhë me logot metalike prej ari, duke përfshirë një simbol të një pikture njëngjyrëshe në kraharorin e majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *