Bizhdili: Me Maganin trajner shkojmë në Superiore!

0

Gugash Magani u emërua para pak javësh si trajneri i ri i skuadrës së Besës. Klubi kavajas i mungon Superiores prej pesë sezonesh dhe presidenti Nexhat Bizhdili kërkon t’i japë fund pritjes së gjatë.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, numri i një i klubit kavajas foli për emërimin e trajnerit të ri dhe u shpreh i bindur, se në fund  të edicionit, skuadra e tij do të triumfojë ndaj rivalëve të Bylisit, që për momentin mbajnë kreun e tabelës.

“Kemi marrë Maganin si trajner me bindjen që do të shkojmë në Superiore. Nuk pretendonim shumë në gjysmën e parë të sezonit, por rezultatet e këqija në ndeshjet e fundit, ndikuan në shkarkimin e Begesë, që ishte një trajner shumë i mirë, por me pak përvojë”, tha presidenti i Besës.

TABELA E KATEGORISË SË PARË PAS 14 JAVËSH
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.