“Biskota” Suedi-Danimarkë 2-2, 13 vjet më pas flet Ibra!

0

Zlatan Ibrahimoviç kthehet të flasë për “biskotën” e famshme në Suedi-Danimarkë 2-2, një rezultat që dërgoi të dy ekipet në Europianin e zhvilluar në Portugali dhe fituar nga Greqia e Rehagelit. Dhe, në prag të sfidës mes Suedisë dhe Italisë, që mbeti jashtë pikërisht pasi Suedia dhe Danimarka “vendosën” ashtu, flet Zlatani, që është tërhequr nga kombëtarja e tij prej kohësh: “Pa mua janë më të dobët, pres dy ndeshje të bukura, gjithsesi. Biskota e vitit 2004? Në mentalitetin tim, ajo gjë nuk ndodh. Nuk pranoj këto gjëra, nuk ekziston. Nuk ishte i trukuar rezultati, të jeni të sigurt. Eshtë futboll dhe ndodh. Por, dihet, gjenden alibi dhe justifikime të ndryshme”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.