“Bisha” e Superligës turke është një shqiptar, flasin shifrat

Është titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij dhe po shënon. Pesë herë ka tundur rrjetat e kundërshtarëve dhe për Vedat Muriqin nuk është një shifër e vogël duke pasur parasysh se është pjesë e Sivaspor, ekip që renditet në vendin e fundit në klasifikim.

Por nëse të tjerët shënojnë më shumë gola, ai bën diçka tjetër më mirë se kushdo: fiton duelet. Muriqi është lojtari që ka fituar më shumë të tilla në Turqi në 17 javët e para të kampionatit. Sa duele ka fituar? Plot 151.

https://twitter.com/TFFSuperLig/status/1083101102038568965

Shtatlarti madje është lakuar në media edhe për një kalim te Gallatasaraji dhe jo më kot Fatih Terim po e monitoron. Muriqi në të shkuarën është aktivizuar edhe në Superiore. Fillimisht ai veshi fanellën e Teutës, për t’u huazuar më pas te Besa.

Giresunspor në ligën e parë turke i besoi për herë të parë dhe me këtë ekip ai arriti të realizonte deri në 17 gola në një sezon vetëm në kampionat. Sulmuesi 24-vjeçar u ble nga Gençlerbirligi, ekip me të cilin debutoi në Superligë dhe tanimë është pjesë e Rizespor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *