Biseda/ Rama tregon guximin e fëmijës: Do Ronaldon dhe u hodh nga dritarja, Bufoni është papa në Shqipëri

Një mrekulli i ka shpëtuar dy fëmijët shqiptarë pas rënies nga tërmeti, Aurelin dhe Alesio. Njëri nga kati i pestë dhe tjetri nga kati i tretë i pallatit, kanë fluturuar nga dritarja për t’i shpëtuar tragjedisë. Kryeministri i Shqipërisë i ka vizituar në spital dhe i ka premtuar se do të shohin idhujt e tyre.

Kristiano Ronaldo dhe Bufon kanë qenë për të përshëndetur të dy fëmijët, ndërsa i kanë dhënë edhe një fanellë me autografet e tyre. Ndërkohë nga biseda e kryeminstrit me lojtarët, zbulohen edhe fjalët e shkëmbyera sipas asaj që shpërndahet edhe nga “IlMessagero”.

“Kur unë kam shkuar në spital më treguan se kishte dalë dhe ishte hedhur nga dritarja. Unë e pyeta: “Po si e bëre këtë gjë? Unë dashuroj Ronaldon prandaj dhe u hodha, fluturova”, ka thënë Rama.

Si një juventin, nuk mund të mungonte edhe batuta me Bufonin: “Juventusi është një besim fetar në Shqipëri, ndërsa ti je papa. Kemi një ndeshje të rëndësishme nesër dhe duhet ta fitojmë”, ka mbyllur kryeministri i Shqipërisë. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/431045421178783/