Biseda | Fluturimi famëkeq i Salës, lojtari i Kardif organizoi gjithçka

Emiliano Sala është ende i zhdukur. Policia ka ndaluar kërkimet dhe sulmuesi italo-argjentinas konsiderohet i vdekur. Ai fluturim famëkeq nga Franca në Angli, ku do të transferohej te Kardif Siti, pushtoi të gjithë vëmendjen e botës së futbollit dhe kjo tragjedi, ende është e freskët.

Një bisedë e datës 18 janar mes Salës dhe Mekkej, futbollist i Kardif Sitit, është publikuar në mediat angleze dhe ky i fundit ka bërë rolin e organizatorit, duke i gjetur avionin dhe duke i caktuar orarin shokut të tij të ri të skuadrës.

Mekkej i ka thënë Salës që ia ka gjetur ai avionin pa pagesë dhe i detyrohet vetëm ta ndihmojë në fushën e lojës, për të shënuar sa më shumë gola së bashku. Sala e ka pranuar ndihmën e shokut të tij dhe ka udhëtuar pikërisht me avionin që Mekkej i ka vënë në dispozicion.

Disa fjali nga biseda mes dy futbollistëve:

Mekkej – “Babai im më tha se do të shkosh në shtëpi nesër. Ai ka mundësinë të gjejë një avion që të çon në Nantë dhe të rikthen në Kardif të nesërmen. T’i them që ta gjejë avionin?

Sala – “Shkëlqyeshëm, sa do të më kushtojë?”

Mekkej – “Asnjë qindarkë, vetëm nëse më ndihmon të shënoj gola.”

Sala – “Patjetër miku im, do të shënojmë shumë gola së bashku.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *