Birra për të tërë, paguan… trajneri!

Anglia është vendi i çudirave dhe nga Sauthemptoni vjen nje lajm vërtet interesant, me protagonist trajnerin e ri të “Shenjtorëve”, Ralf Hasenhytël.

Ky i fundit mori drejtimin e Sauthemptonit para sfidës në Kardif, ku erdhi një humbje zhgënjyese, që ka ndërlikuar edhe më shumë renditjen.

Të dielën Sauthemptoni do të presë Arsenalin dhe klubi u ka shpërndarë një letër 19.000 tifozëve me abonim vjetor, firmosur nga trajneri.

Hasenhytël u ka kërkuar mbështetje dhe bashkim tifozëve, të cilët janë të zhgënjyer nga ecuria e skuadrës, aq më shumë që në shtëpi rendimenti ka kohë që është shumë i dobët.

Për t’u prezantuar si duhet dhe për t’u bërë mik i tifozëve, austriaku ka bërë një gjest unik: për çdo tifoz një kupon që vlen një birrë para ndeshjes. Pra, 19.000 birra të paguara nga Hasenhytël! Nëse Sauthemptoni fiton ndaj Arsenalit, kushedi çfarë do ndodhë në ndeshjen pasuese në shtëpi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *