Birja: Korabi synon Superioren, ju tregoj arsyen e rinovimit!

Peqinasi 30-vjeçar i katërkëndorit të Korabit, Kadri Birja, është rinovimi i radhës te skuadra dibrane. Vetë gardiani deklaron për Sportekspres.com se i ka qëndruar besnik skuadrës që ai tashmë e quan si të zemrës. Sa i përket ofertave nga ekipet e tjera, Birja deklaron se ato kanë qenë nga klube të njohura, por pa treguar kategoritë, duke qenë se Korabi këtë sezon po organizohet me synim ngjitjen në Superiore.

KORABI – “Gjatë këtij muaji, dy skuadra më kanë bërë ofertë. Realisht ishin serioze dhe unë i kam respektuar për vlerësimin që treguan për mua. Gjithsesi kam menduar që t’i qëndroj besnik Korabit edhe këtë sezon, sepse më duket vetja si i ‘dashuruar’ me këtë skuadër. Në sezonin e kaluar ne e nisëm shumë mirë, por gabuam kryesisht në fazën e dytë. Mbetëm në zonën Play-off të grupit tonë, që ishte synim i paplotësuar”.

MERKATOJA – “Më duket shumë normale kjo merkato, profesionalisht e zgjuar e cilësore. Kështu mund të pretendojmë synimin tonë për ngjitje në Superiore, e besoj se ditët në vazhdim do të sjellin të tjerë emra cilësorë te Korabi”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *