Birhof zbulon trajnerin e ri të Anglisë

0

Jurgen Klinsman mund të bëhet trajner i kombëtares së Anglisë. Tekniku aktual i kombëtares së SHBA-së ka nisur kontaktet me drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit për të marrë vendin e Roi Hoxhsonit. Kjo është zbuluar nga menaxheri i kombëtares së Gjermanisë, Olivier Birhof. “Mendoj se ai po bisedon me Federatën Angleze. Do të ishte zgjedhja e duhur. Kur Klinsman u bë trajner i Gjermanisë, ne i kthyer kombëtares krenarinë, atmosferën dhe organizimin. Ne e filluam bashkë në 2004-ën dhe nuk është e lehtë të punosh me të sepse ai kërkon të ndryshojë. Ai ka guximin të marrë vendime të rëndësishme”, ka thënë Biehof. Së fundmi Klinsman ka lavdëruar Federatën Angleze për infrastrukturën e futbollit dhe idetë inovative. Mbase ky ka qenë një sinjal.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.