Binom i pandarë, ylli gjerman i bashkohet Klopit te Liverpuli

Jurgen Klop krijoi një skuadër shumë të fortë dhe të mbushur me talente kur drejtonte skuadrën e Borusia Dortmundit në Gjermani. Trajneri i Liverpulit nuk ka pasur mundësinë të marrë asnjë futbollist të Dortmundit te të kuqtë, por kjo gjë pritet të ndryshojë.

Mario Gotze nuk preferohet nga trajneri aktual i verdhezinjve gjermanë, Lusien Favre, dhe me shumë gjasa do të largohet. Liverpuli shihet si skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij, pasi tekniku Klop është një admirues i mesfushorit gjerman.

Në rast se Gotze zbarkon në Liverpul, Adam Lalana dhe Daniel Starrixh mund të largohen. Sipas mediave britanike, dyshja angleze nuk kanë të ardhme te Liverpuli dhe do t’iu duhet të gjejnë skuadra të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *