Binjakët e golit, Alioski e Sadiku çojnë Luganon në Europa League!

0

E pabesueshme, në fund të vitit të shkuar Lugano ishte pranë rënies, ndërroi trajner dhe i besoi Tramexanit, ndërsa tani, edhe falë nuhatjes së shkëlqyer të ish-ndihmësit të De Biazit, skuadra zvicerane është praktikisht në Europa League.

Një histori suksesi, me Tramexanin që ka ndryshuar gjithçka dhe një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe Armando Sadiku.Një histori suksesi, me Tramexanin që ka ndryshuar gjithçka dhe një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe Armando Sadiku.

Coach Tramezzani hat mit Lugano alles im Griff.

Sulmuesi i kombëtares sonë ka ndryshuar tërësisht fytyrën e sulmit të Luganos dhe nga kjo ka përfituar edhe shqiptari nga Maqedonia, Alioski.

Dy “binjakët” e golit sot ishin sërish perfektë, sepse shënuan nga një gol në fitoren 2-1 në Bernë, kundër Jang Bojs.

Alioski shënoi që në minutën e gjashtë, duke gjetur golin e 15-të sezonal, nga të cilët 8 kanë qenë të parët e ndeshjeve për Luganon. Ishte Sadiku që u fut në zonë, goditi fuqishëm drejt qendrës dhe Alioski shfrytëzoi më së miri asistin e sulmuesit të kombëtares sonë. Me këtë gol, Alioski është shënuesi i dytë më i mirë në Superligë.

0-1 Ezgijan Alioski Goal – Young Boys 0 – 1… by GSBN

Ndërkaq, në minutën e 54-t Sadiku mori një pasim nga mesfusha, fluturoi drejt zonës dhe aty me një të djathtë të fortë mposhti portierin vendas.

Armando Sadiku Goal HD – BSC Young Boys 0-2 FC… by amgad-gogo

Në fundin e takimit Jang Bojs shkurtoi, por vetëm aq, sepse pikët i mori Lugano, që tashmë është gjithnjë e më shumë në Europë, sepse mban vendin e pestë, 7 pikë mbi Grasshopers.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image