Bindet Lacio, kontratë 3-vjeçare për talentin shqiptar

0

Lacio, duke pasur Igli Taren drejtor sportiv, është kthyer në një mundësi për shumë shqiptarë. Sigurisht për lojtarë cilësorë, por edhe për të rinj me të ardhme. Një prej atyre është edhe mbrojtësi Sergio Kalaj, i cili së fundmi ishte edhe pjesë e Shqipërisë U21.

Mbrojtësi me origjinë nga Malësia e Madhe pati fatin edhe të grumbullohej në ndeshjet e fundit të kampionatit të shkuar me ekipin e parë të Lacios dhe tani i është ofruar edhe një kontratë si profesionist.

Kalaj ka nënshkruar së fundmi një kontratë 3-vjeçare dhe është gati për rrugëtimin si profesionist. Mbetet për t’u parë nëse Lacio do e huazojë qendërmbrojtësin në ndonjë ekip tjetër, ku të ketë mundësinë të luajë dhe të rritet si lojtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.