Bind mbrojtësi i moshave të Shqipërisë, nënshkruan si profesionist

0

Para disa kohësh u ftua nga Shqipëria U17 dhe Usni Ismaili nuk tha jo. Mbrojtësi i djathtë po spikaste me moshat e Pelisterit dhe trajneri Xhemal Mustedanagiç e pëlqeu dhe më pas i riu mori edhe pasaportën shqiptare. Së fundmi rreth tij ka lajme të reja.

Edhe te Pelisteri janë bindur për cilësitë e tij dhe i kanë ofruar një kontratë si profesionist. Ismaili, i cili luan në të djathtë të mbrojtjes, ka nënshkruar për tre vite, ndërkohë që financiarisht nga viti në vit do të përfitojë më shumë. Gjithsesi synimi është tjetër: kalimi në një ligë më të fortë.

Usni Ismaili, në momentin e firmosjes së kontratës

SportEkspres.com mëson se në kontratën e bërë mes palëve është përfshirë edhe një klauzolë që i lejon Ismailit të largohet me parametro zero. Për kartonin e tij Pelisteri nuk do të negociojë, por sigurisht nuk do të dalë pa gjë. Klubi maqedonas do të përfitojë vetëm pjesën e taksës së formimit, konform rregullores së FIFA-s.

VLADIMIR PRENGA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg