Binaku debuton në Suedi, Zeka protagonist me dopietë

Egzon Binaku ka debutuar ditën e sotme me skuadrën e Norkopingut në Suedi. Mbrojtësi shqiptar u transferua në fund të marsit nga Malmo te skuadra e re, por 23-vjeçarit iu desh pak më shumë se një muaj për të fituar formën e duhur fizike. Transferta e sotme kundër ish-ekipit të tij Elfsborgut u mbyll me rrjeta të paprekura.

Teksa kanë mbetur vetëm pak javë nga grumbullimi i ardhshëm i kombëtares, rikthimi i Binakut në fushë është një lajm i mirë për trajnerin Edi Reja, që ka një opsion më shumë për krahun e majtë të mbrojtjes ku kemi hasur jo pak probleme gjatë viteve të fundit.

Zhvendosemi në Holandë, ku lojtari i kombëtares shpresa Agim Zeka ka shënuar një dopietë në ligën e 21-vjeçarëve, ku Fortuna Sitart mundi Fejnordin me rezultatin 2 – 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *