Bilia te Milani, Tare: Zgjedhje jete

Nuk ka të ndalur Milani, që ka mbyllur blerjet e qendërmbrojtësit Musakio dhe mesfushorit Kesie, por tashmë bën gati goditjen e parë “big”.

Mesfushori i Lacios dhe Argjentinës, Lukas Bilia, është një hsp larg transferimit te Milani. Tashmë 31 vjeç, Bilia kërkon të provojë një aventurë të re, ndërsa Milani i ofron 2.5 milionë euro në sezon për 3 vjet, plus 500 mijë euro në vit sapo të kapë numrin 25 të ndeshjeve.

Bilia është gati, tashmë pritet marrëveshja me Lacion, siç e konfirmon vetë Igli Tare, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas: “Bilia ka dhënë gjithçka për Lacion në 4 vite me ne, ndaj nuk i mbajmë mëri. Janë zgjedhje jete, i respektojmë. Tani duhet gjetur marrëveshja mes klubeve, por jemi pranë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *