Biletat problem për Skënderbeun, udhëtimi nis nga Selaniku

Korçarët po mendojnë që tani për të mbyllur udhëtimin e javës së ardhshme drejt Çekisë, ku do të luajnë ndeshjen e radhës me Mlladën. Gazeta ka mësuar dje faktin se klubi korçar ka hasur probleme në momentet e para. Drejtuesit e klubit bardhekuq janë interesuar për të udhëtuar nga Rinasi, por është dukur shumë e vështirë një gjë e tillë, pasi biletat kanë kohë që janë shitur.

Duke pasur këto vështirësi, drejtuesit kanë gjetur një zgjidhje tjetër, teksa burime pranë klubit bëjnë me dije se me shumë gjasa Skënderbeu do të niset të mërkurën nga Aeroporti i Selanikut. Ndoshta mund të kemi edhe ndonjë ndalesë në Turqi dhe më pas drejt Çekisë, por gjithçka mbetet për t’u konfirmuar ditët e ardhshme. Situata është disi delikate, sepse biletat duhet të ishin prerë kohë më parë, por korçarët nuk mund të parashikonin asgjë. Qyteti grek i Selanikut pritet të jetë vendi, nga ku do të nisen korçarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *