Biletat në treg, Tirana njofton tifozët

Tirana është rikthyer në Superiore dhe të shtunën në orën 19:45 do të presë Kamzën në shtëpi. Trajner Ze Maria nesër del para mediave, ndërkohë që duhet të mendojë edhe për rreshtimin e skuadrës në fushën e blertë.

Ka interes të madh në lidhje me skuadrën dhe kjo është parë edhe në ndeshjet miqësore, ku ka pasur minimalisht 1 mijë tifozë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Nga sot ka nisur edhe shitja e biletave, që kushtojnë nga 300 lekë në 1000 lekë të reja.

NJOFTIMI I TIRANËS – Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e parë, KF Tirana – KF Kamza. Mund t’i blini pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”

Çmimet e biletave
Tribuna A, B – 1000 lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 300 lekë të reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *