Biletat në shitje, Skënderbeu del me njoftim

Skënderbeu pret Kamzën të dielën, një ndeshje që zhvillohet prej orës 14:00. Korçarët ndërkohë kanë dalë edhe me një njoftim për biletat, teksa janë publikuar çmimet sipas sektorëve. Shitja e tyre ka nisur që sot.

NJOFTIMI I KLUBIT – “Dëshirojmë t’iu njoftojmë se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes ndaj Kamzës. Biletat mund t’i blini tek pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit Vodafone) pranë stadiumit dhe ditën e ndeshjes tek biletaria pranë stadiumit.

Çmimet e biletave janë si më poshtë:
– Tribuna A & B – 400 lekë
– Tribuna C – 300 lekë
– Tribuna D & E – 200 lekë
– Tribuna Gold A & Gold B – 1000 Lekë

Ditën e diel të gjitha rrugët na çojnë në strofull”, shkruhet në njoftimin e klubit të Skënderbeut. Përballja me Kamzën është mjaft e rëndësishme dhe korçarët synojnë marrjen e pikëve të plota, për të vijuar luftën për titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *