Bileta për mafien, Juventusi dhe Anjeli nën akuzë

0
Andrea Agnelli e Giuseppe Marotta durante l'incontro "L'impegno Straordinario di un uomo Umberto Agnelli" in occasione dei dieci anni dalla scomparsa al Sestriere, Torino,27 Maggio 2014 ANSA/ ALESSANDRO DI MARCO

Lajm shqetësues për Juventusin, që është përfshirë në një hetim të antimafias italiane. Bëhet fjalë për një hetim në lidhje me çështjen e biletave dhe abonimeve në “Juventus Stadium”, ku mes tifozëve kanë përfituar edhe emra të njohur të famëkeqes “Ndrangheta”, që dyshohet se kontrollonin “tregun e zi” të tyre.

“Drejtuesit e Juventusit dhe të stadiumit kanë patur kontakte me këta dy persona në lidhje me abonimet dhe shpërndarjen e biletave dhe mes këtyre kontakteve është edhe presidenti Anjeli”, thuhet në një raport të Prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit, Xhuzepe Pekoraro.

“Nuk kam takuar asnjë bos mafioz, gjithçka shkruhet është false”, ka reaguar me një postim në Twitter Anjeli, por tashmë kanë nisur hetimet.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here