Bileta me detyrim?!/ President Duka zbulon numrin e shitur të biletave me Francën dhe Andorrën

Teksa jemi në pritje të dy ndeshjeve të fundit në “Euro 2020”, vijon edhe shitja e biletave, fillimisht për Andorrën e më pas Francën. Sigurimi i një bilete pati vëmendje të madhe për ndeshjen inagurues të “Arenës Kombëtare” me një dyndje massive të tifozëeve duke harruar se në Elbasan luhej ndaj Andorrës fillimisht. Në media qarkulluan lajme se për të shmangur shpëkutjen e vëmendjes, Federata ka vën kusht që kush ble biletë ndaj Francës duhet të shoh edhe Andorrën.

Por lajmi është përgënjeshtruar nga presidenti Duka i cili për “Super Sport” konfirmon që nuk ka pasur asnjë detyrim të tillë. Duka zbulon se për ndeshjen me Francën janë shitur 20 mijë bileta teksa ndaj Andorës vetëm 10% e kësaj shifre, pra afro 2000. Më tej presidenti i Federatës ngre pikpyetje se përse këta 20 mijë tifozë nuk janë edhe në Elbasan duke përgënjeshtruar lajmin se ka pasur detyrim për ndeshjen me Francën. Në fjalën e tij kreu i FSHF shprehet se tifozët kanë të drejtën e zgjedhjes pa u imponuar në detyrime të tilla që mbeten të pavërteta./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *