“Bild” zbulon foton, agjenti i Drakslerit është në Barcelonë

Julian Draksler do të jetë ylli i ri i Barcelonës?

Epo, kështu duket, sepse ka edhe prova! E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një foto, ku shfaqet agjenti i mesfushorit, Roxher Uitman, në qytetin spanjoll.

Ai është njeriu i cili përfaqëson prej vitesh kampionin e botës dhe ndoshta po negocion me katalanasit për transferimin e 23-vjeçarit në “Camp Nou”. Me shitjen e Nejmarit te PSG-ja (për 222 mln euro), Barcelona ka nevojë për një anësor të majtë dhe Draksler është premtues.

Në fakt, nënkampionët e La Ligës duket se kanë arritur akordin me Kutinjon e Liverpulit, por kjo nuk e pengon si mundësi blerjen e Drakslerit.

Arsyeja është e thjeshtë: Barça ka shumë para’ për këtë merkato vere dhe Nejmar nuk zëvendësohet thjesht me një lojtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *