“Bild” e bën gjithçka të kryer, Reali realizon goditjen e dytë të bujshme!

Reali i Madridit pritet të jetë mjaft aktiv këtë merkato dhe gjithçka duket se ka nisur vrullshëm. Në ditët në vijim pritet prezantimi i Eden Hazard, por jo vetëm kaq.

Nga Gjermania vijnë raportime se Luka Joviç ka bërë gati valixhet për të zbarkuar në Madrid. Sipas prestigjiozez “Bild”, sulmuesi serb ka boshatisur dollapin e tij në dhomat e zhveshjes së Frankfurtit dhe është vetëm një hap larg transfermit te Reali.

Gjithçka pritet të mbyllet në ditët në vazhdim me “Los Blancos” që do të paguajnë plot 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *