Bilanci i Selmanit: Vit i suksesshëm, kemi ditur të ringrihemi!

Laçi mbylli një vit që mund të konsiderohet pozitiv. Pjesëmarrja në kupat e Europës dhe kalimi i një turi ishte një sukses më vete, ndërkohë që ka pasur edhe disfata të tilla si në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe në Superkupë.

Një përmbledhje e ka bërë kapiteni Gentian Selmani, i cili ka edhe një mesazh urimi për shokët e tij të skuadrës. Ai është optimist edhe për vitin e ti dhe beson se së bashku me lojtarët e tjerë do të bëjnë edhe më mirë.

“Çuna 2018 po mbyllet, ishte një vit plot emocione, kemi kaluar momente të bukura dhe të këqija, por e rëndësishme ka qenë që kemi ditur të ringrihemi, dhe të jemi gjithmonë të bashkuar për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të dhënë më të mirën.

Shpresoj që viti 2019 të jetë dhe më i mbarë se ky vit që po lëmë pas, i cili ishte i suksesshëm për ne dhe të vazhdoj ky vit i ri me përformanca edhe më të mira. Së bashku ja dalim! Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019. Sa më shumë mbarësi për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Selmani në llogarinë e tij në “Instagram”, ndërkohë që ka postuar edhe foto të shumta me shokët e skuadrës gjatë vitit 2018.

https://www.instagram.com/p/BsDYihJFR5G/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *