Bilanci i Duros, një vit si në “malet ruse”

Shpëtim Duro e mori drejtimin e Flamurtarit në 16 shkurt të vitit të shkuar, kur Gentian Mezani la drejtimin si pasojë e eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, me një dështim kundër Besëlidhjes së Kategorisë së Parë. Ishte një vit i zi, me revolucion pas revolucioni në skuadër, ndaj nuk ishte faji i Mezanit që skuadra ishte në kaos. Duro e mori drejtimin kundër dëshirës së tij, pasi e shihte gjendjen e Flamurtarit dhe në përgjithësi nuk pranon të marrë përsipër skuadra që nuk i ka ndërtuar vetë. Debutoi me humbje të pafat ndaj Teutës në Vlorë, ndërsa fitorja e parë erdhi më 1 prill kundër Korabit, 6-0. Fundi i sezonit ishte i shkëlqyer, vetëm një humbje ndaj Kukësit në 9 ndeshje, aq sa në tre javët e fundit ekzistonin shanse reale për të shkuar në Europë, nëse Flamurtari do të lejohej, sepse nuk ishte në rregull me bilancet dhe borxhet e shumta.

SEZONI I RI – Në verë Sinan Idrizi i besoi çelësat e skuadrës: Duro ishte i lirë të bënte gjithçka nga zero, nëse dëshironte. Siguri financiare, garanci se nuk do të përsëriteshin historitë e së shkuarës, besim të patundur. Afroi shumë lojtarë Duro, të gjithë të njohur të tij sidomos nga periudha kur punonte në Maqedoni te Shkëndija, ndërsa dy zbulime interesante ishin Sidibe e Kamara, të marrë në huazim nga Besëlidhja. Pas startit me humbje në Korçë, 17 ndeshje rresht pa humbje mes kampionatit e kupës, ndalur nga një ndeshje kundër Laçit në Vlorë, me arbitrim tragjik dhe mot anormal. Tre fitore rresht rikthyen qetësinë dhe në janar u afruan disa lojtarë cilësorë në letër, por në shkurt e tutje kështjella e Duros u shemb.

Dëmtime pa fund, fat i keq, merkato e dështuar, arbitra aspak korrektë në disa raste: të gjitha bashkë çuan te dy muaj të zinj, por më e keqja ishte se skuadra u demoralizua dhe humbi tërësisht besimin që kishte vitin e shkuar. U mundua Duro, me të gjitha mënyrat, por dje e kuptoi se misioni i tij vlonjat mori fund. Me 21 fitore në 53 ndeshje dhe me ëndrrat e mëdha deri në janar, aq sa shënjestrohej edhe kreu…

Flamurtari i epokës Duro
21 fitore
15 barazime
16 humbje
Golaverazhi: 67-44

One thought on “Bilanci i Duros, një vit si në “malet ruse”

  1. Po mire e keni , Po cfare thoni mo Ai sulmoi Julianon ne fillim te kampionatit ju kujtohet . Per te mbuluar blerjet e pesionisteve nga Maqedonia. Dhe krekosej si kur kishte fituar naten. E PA qe pleqte Nuk terhiqnin me dhe I la edu qe me ata lojtare do turperohej ndaj dhe i braktisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *