Biem në hapin e fundit, turi final mbetet tabu

Ditë ters për Shqipërinë e volejbollit për meshkuj. Jemi mundur 3-2 nga Maqedonia dhe ëndrra e kualifikimit u shua në hapin e fundit.

Gabuam dje ndaj Suedisë, që na mundi keqas, ndaj sot ishim të detyruar të fitonim.

Suedia mposhti lehtësisht Azerbajxhanin dhe e shtoi presionin mbi tanët, që sërish nuk ia dolën ndaj Maqedonisë.

Një ndeshje në ndjekje, sepse Maqedonia ishte gjithnjë një hap përpara, duke kryesuar 1-0 me sete, 2-1 pas barazimit tonë e më pas seti final, ku nuk patëm shans. 15-10, gjithnjë në disavantazh dhe mbetemi në Tiranë. Për të ardhur keq, mbetemi sërish larg fazës finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *