Bie “kështjella” kuksiane, 524 ditë rezistencë

“Zeqir Ymeri” pa diskutim ka qenë pika më e fortë e Kukësit në sezonin e shkuar, kur arriti që të rrëmbente dhe titullin kampion, teksa në shtëpinë e tyre kuksianet o vetëm që ishin të pathyeshëm por regjistruan vetëm tre barazime. Duhet të kthehemi shumë kohë para, saktësisht në 25 prillin e vitit 2016, kur një super gol i Xhevahir Sukajt në minutën e tretë shtesë thyente vendasit. Që asokohe në “Zeqir Ymeri askush nuk ia kishte dalë që të merrte maksimumin. Plot 524 ditë ka qëndruar e pathyer fusha kuksiane nga kundërshtarët teksa këtu përfshin vetëm ato ndeshje që janë luajtur si pritëse nga Kukësi në stadiumin e qytetit. Një rekord më vete ky që u thye nga fitorja e Skënderbeut.

Një tregues tjetër që ky nuk është sezon premtues: Superkupa, kupa dhe kampionati kanë prodhuar 3 humbje për Kukësin. Pak si shumë, në një kohë që sezonin e shkuar humbja e kupës (e para sezonale) ishte e falur me Tiranën dhe humbja në Gjirokastër në javën e fundit ishte pa vlerë, pasi titulli ishte fituar e festuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *