Bie Bajerni, Hofenhajmi mahnit sërish

0

Hofenhajm 1-0 Bajern

(Kramariç 21’)

Një gol në pjesën e parë nga Andrej Kramariç i ka shkaktuar humbjen e dytë në kampionat Bajernit të Mynihut, në një natë të paharrueshme për Hofenhajmin. Që kur është ngjitur në Bundesligë, Hofenhajmi i vogël nuk kishte parë ditë të bardhë kundër bavarezëve, por Kramariç theu mallkimin, edhe me ndihmën e portierit rezervë të Bajenrit, Sven Ulraih, i cili nuk ishte i saktë në pozicionim dhe ndërhyrje, edhe pse gjuajtja e sulmuesit kroat ishte qendrore.

Hofenhajmi dominoi në pjesën e parë dhe duhej të shkonte në avantazh të 3-4 golave në pushim, ndërsa Bajerni u përmirësua pas pushimit, por portieri vendas Bauman bëri një figurë të shkëlqyer dhe Levandovski gaboi një rast të artë edhe në shtesë, kur Bajerni ishte i tëri në sulm.

Për Bajernin vjen humbja e parë që prej muajit nëntor në kampionat, por kreu është i sigurt, ndërsa Hofenhajmi tashmë sheh shumë pranë edhe vendin e dytë në renditje, duke kërcënuar Lajpcigun.

 

Borussia Dortmund 3-0 Hamburg

(Kastro 13’ Kagaua 81’ Obamejang 90’+2)

Borusia e Dortmundit mori një fitore të thjeshtë kundër Hamburgut, në një ndeshje të dominuar, ndaj një rivali që kishte shumë mungesa. Në fakt, edhe Hamburgu pati raste ideale për shënim, por gaboi shumë, ashtu si Obamejang, i cili vetëm në pjesën e parë shpërdoroi dy raste të arta i vetëm me portierin. Gonzalo Kastro zhbllokoi me një goditje perfekte nga distanca, ndërsa ndeshja u mbyll vetëm në fundin e takimit, kur Kagaua e Obamejang shtuan dy gola, që afrojnë edhe më shumë vendin e dytë në renditje.

 

Verder Bremen 3-0 Shalke

(Gebre Selasi 24’, Kruze pen 76‘, Egeshtajn 80‘)

Fußball Bundesliga SV Werder Bremen - FC Schalke 04 (picture-alliance/dpa/C. Jaspersen)

Këln 1-0 Frankfurt

(Jojiç 53’)

Deutschland 1. FC Köln - Eintracht Frankfurt (picture alliance/dpa/F. Gambarini)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here