Bicaj: Vlorën e duan vetëm për detin

Ditmar Bicaj ishte ndër lojtarët më të dëshpëruar nga barazimi i djeshëm i Flamurtarit me Kamzën. Qendërmbrojtësi i Flamurtarit u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kamzës dhe pas ndeshjes ishte “tym”.

Në Facebook mbrojtësi postoi një mesazh, ku ironizon me arbitrin Enea Jorgji: “Flamurtari-Kamza 2-2, Njeriu i ndeshjes Enea Jorgji”.

Me pas, duke iu përgjigjur komenteve të miqve të tij, Bicaj krahason Jorgjin me Robert De Niro, si mjeshtër aktrimi, ndërsa batuta me e hidhur rezervohet në lidhje me qytetin e Vlorës: “Vlorën e duan vetëm për detin, për të tjerat jooo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *