Bicaj: Torasa veproi si Klose e De Rosi, i tha gjyqtarit që e mori topin me dorë

Ditmar Bicaj është një prej lojtarëve me më shumë eksperiencë te skuadra e Teutës. Në Vlorë, shtatlarti ishte me statusin e një “ish”-i. Pas ndeshjes Bicaj foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, ku theksoi se Torasa u tregua i sinqertë me gjyqtarin.

“Ishim në një fushë tepër të vështirë, por për mënyrën se si shkoi ndeshja mund të fitonim por dhe ta humbisnim. Një pikë na kënaq”.

“Nuk isha tek rasti i tensionin. Te goli, me kërkesë të Torasës, i cili veproi si De Rosi apo Klose, i tha gjyqtarit që e mori topin me dorë. Gjyqtari ka hezituar dhe më pas e ka anuloi. Lojtari vetë tha që ishte faull”.

“Osmani është lojtar me eksperiencë dhe që merrem vesh mirë me të. Për nevoja të skuadrës e ka bërë shumë mirë rolin e mesfushorit, ku ka luajtur këto dy ndeshje. Edhe Shkalla ka një formë të mirë, por e rëndësishme është që të ecë skuadra mirë. Ndihem mirë dhe me Shkallën. Rëndësi ka të kemi këtë ritëm dhe me këto ndeshje që të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

“Pasi u morr vendimi lojtarët e Tetës i kërkuan Torasës të thoshte të vërtetën dhe ai shkoi e i tha gjyqtarit që e preku me dorë topin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *