Bicaj telash i ri, në qendër spostohet Pollozhani

0

Flamurtari ka probleme me mungesat në mbrojtje për ndeshjen e javës së ardhshme. Përveç Veliut, ndaj Teutës do të mungojë edhe Ditmar Bicaj, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fituar përballë Lushnjës në Ballsh. Jakovljeviç është i gatshëm për të luajtur në qendër të mbrojtjes, siç ka ndodhur në dy ndeshjet e para të këtij kampionati, ndërsa në krah të tij pritet të aktivizohet Pollozhani. Ishte ky lojtar, që zuri vendin e Bicajt, pas daljes së tij me karton të kuq. Gjatë javës do të shihet sërish gjendja e Franc Veliut, nëse ka ndonjë mundësi aktivizimi.

Po ashtu, te vlonjatët shqetëson edhe gjendja e mesfushorit Zhufo, i cili nuk u aktivizua ndaj Lushnjës, sepse ka pësuar një dëmtim në çastet e fundit para takimit në Ballsh. Gjendja e brazilianit do të shihet me kujdes gjatë javës, që do të thotë se për momentin Flamurtari duhet të bëjë pa tre lojtarë. Priten lajme të mira nga infermieria gjatë javës të paktën për ndonjë nga të dëmtuarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.