Bicaj: Te Skënderbeu, ambjent më i qetë se në Vlorë!

 

Pas ndeshjes, autori i golit të Flamurtarit, Ditmar Bicaj, për “Supersport”, u shpreh:

“Me futjen e Muzakës kishim më shumë probleme, pasi Skënderbeu u organizua. Është një pikë që vlen me Skënderbeun, pavarësisht se kur e pësuam golin. Jemi në rrugën e duhur, të shohim përpara. Kemi një ndeshje të vështirë në Lushnje”.

“Kundërshtari më i fortë? Skënderbeu është shumë ii fortë, shtrihet mirë në fushë Çdo ekip që luan kundër Skënderbeut ka vështirësi. Edhe Kukësi ka shumë cilësi. Ka kualitet”.

“Edhe shokët e mi të skuadrës u habitën, më pas më dhanë të drejtë. Skënderbeu është një skuadër që ka ambient më të qetë se në Vlorë.

Këtu nëse ekipi ecën mirë të ngrenë në qiell, me këtë parim duhet të ecim që të gëzojmë tifozët, pasi nuk e kanë parë Flamurtarin aty ku duhet të jetë. Organizimi është bërë që të jemi në tre vendet e para që të kënaqim tifozet”.

“Më vjen keq jo për golin që na anuluan sot por në shumë ndeshje kemi pasur shumë kontestime. Nuk dua të merrem me arbitrat. Nuk më takon mua të flas. Nuk di çfarë të them”.

“Desh fati që unë të shënoj me këmbë dhe Muzaka me kokë. Unë nuk u lodha shumë, Muzaka po”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *