Bicaj kërkon falje: Gabova, por arbitri tregoi shumë guxim!

Qendërmbrojtësi i Flamurtarit, Ditmar Bicaj, ka folur në Supersport pas ndeshjes kundër Lushnjës, duke u ndalur natyrisht te kartoni i kuq marrë për një frazë të shqiptuar afër arbitrit, që me sa duket i drejtohej një futbollisti kundërshtar.

“Së pari, u kërkoj falje shokëve të skuadrës. Unë kontribuoj gjithnjë për ekipin dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme të tilla. Arbitrat më njohin dhe nuk kam pasur ndonjëherë probleme. Arbitri sot tregoi shumë guxim, ndoshta ngaqë është i ri, sepse e nxorri shumë lehtë kartonin e kuq dhe për mua gaboi. Unë nuk ofendova as lojtarin dhe as arbitrin. Në rastin që mora karton të kuq, isha nervoz sepse po vonohej loja pa fund. Në 30 minutat e para nuk u luajt fare futboll, vonesa loje pa fund, ndaj isha pak nervoz.

“Me kë e kisha ofendimin? Nuk e kisha me askënd, po flisja me shokët e mi dhe po shfryja nervat sepse loja po vonohej shumë. Nuk jam nga ata lojtarë që ofendon lojtarët apo arbitrat. Kur jemi në fushë mundohemi t’i menaxhojmë situatat dhe në ndeshje ka edhe momente nervash, nuk mund të rrish pa folur e pa lëvizur. Nuk mund të na thotë arbitri që të mbajmë qetësi totale, sepse është futboll dhe nuk jemi në funeral, lojtarët komunikojnë me njëri-tjetrin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *