Bicaj “kërcënon”: Jemi në formë, marrim pikë në Kukës

1

Gaspër Marku

Vllaznia fitoi me Tiranën në transfertë, me rezultatin 1-2. Shënoi dy herë dhe pati edhe një tjetër rast me Bicajn, të cilit portieri Ilion Lika i tha “jo”. Një rast për të sjellë në vëmendje lojën e Bicajt, që mori duartrokitje në “Selman Stërmasi”. Por nuk është vetëm ky momenti i Bicajt, i cili ka spikatur jo vetëm në këtë ndeshje. Specialistët e futbollit e kanë vënë në dukje lojën e tij mjaft të mirë dhe formën konstante në të gjitha ndeshjet. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, mbrojtësi shprehet i kënaqur për fitoren ndaj Tiranës dhe ka besim se Vllaznia, nëse luan po ashtu edhe në Kukës, do të marrë pikë: “Besoj se tashmë që jemi më të qetë, do të bëjmë më mirë në ndeshjet në vazhdim. Vllaznia është një emër i madh dhe çdo kundërshtar, edhe kur kjo skuadër ka qenë në pozita më të vështira, ka pasur probleme. Është emri i saj, që ta imponon një gjë të tillë, pra të kesh pak frikë. Edhe Kukësi në ndeshjen e radhës e ka me siklet, kështu që besoj se një pikë nuk është keq. Por edhe fitorja nuk është habi,” – shprehet Bicaj.

GRUPI – Sipas Bicajt, një nga “armët” kryesore të një ekipi është ruajtja e grupit. Këtë e argumenton me skuadrat e tjera të Superligës: ”Po të shohësh Partizanin apo Skënderbeun, e kanë ruajtur organikën, që do të thotë se sot kanë rezultate të mira. Shpresoj që edhe Vllaznia ta ruajë stafin edhe pjesën kryesore të futbollistëve, që mendoj se garanton rezultate më të mira në të ardhmen”, – thotë mbrojtësi.

SËRISH KUQEBLU – Në vijim të temës së ruajtjes së grupit, natyrshëm vjen pyetja e qëndrimit apo jo të mbrojtësit te Vllaznia. “Në Shkodër kam ardhur me dëshirën më të madhe, kam dhënë maksimumin dhe do të jap maksimumin për fanellën e Vllaznisë, sepse është krenari ta përfaqësosh atë. “Të jem i sinqertë, për momentin jemi të gjithë të fokusuar te kampionati. Eshtë thjesht çështje kohe të ulemi dhe të bisedojmë. Nëse më kërkohet të vazhdoj? Sigurisht, me kënaqësinë më të madhe. Shkodra, është një qytet, ku ka lindur futbolli shqiptar, kanë lindur talentet më të mëdha, që kanë dhënë shumë për Shqipërinë.  Vllaznia edhe në rrethet e tjera shihet si ekip shumë simpatik, Shkodra është gjithmonë e veçantë”, – pohon Bicaj.

You might also like
1 Comment
  1. Elton Male says

    bravo,djale shume i edukuar dhe lojtar mjaft cilesor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.