Betejë në Bergamo, Milani siguron Europën!

0

Milani siguron Europa League, por tashmë do të duhet të luajë për të shkuar direkt në grupe, ndërsa Atalanta nuk vdes kurrë dhe vazhdon të besojë.

Në betejën e Bergamos, mes 11 kartonësh të verdhë dhe dy të kuq, barazimi është rezultati final, i firmosur nga Mazielo me kokë, në një tjetër moment jo të mirë për Donarumën, që mund ta kishte grushtuar topin. Nën një shi të rrëmbyeshëm, ndeshja ka qenë e ashpër dhe me faulla shumë, teksa bluzinjtë e kanë nisur me “frenat e ngritura”, ku djemtë e Gatuzos kanë prodhuar lojë por nuk kanë vënë në vështirësi Berishën, duke koleksionuar vetëm goditje nga këndi.

Por, pas pushimit ka ndodhur gjithçka, kur në fillim Kesi ka realizuar për kuqezinjtë dhe bergamaskët kanë mbetur me dhjetë, pas daljes me të kuq të Toloit, pasi protestoi ndaj arbitrit duke bërë shenjën e duartrokitjes, ndërsa miqtë nuk përfituan, por më keq akoma, mbetëm me dhjetë gjithashtu, pas një ndërhyrje të ashpër të Montolivos. Bergamaskët nuk hoqën dorë nga sulmet dhe pasi tentuan shumë herë të shënonin, me raste flagrante, arritën të gjejnë rrjetën në shtesë, kur Mazielo goditi me kokë, duke i dhënëende shpresë për Europën. Sakaq, në javën e fundit, do të duhet të vendoset vendi i gjashtë dhe i shtatë, me kuqezinjtë 1 pikë përpara.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.