VIDEO: Beteja finale për Bundesligën, Union Berlini shkëlqen në Shtutgart

0

Shtutgarti në panik, zbritja nga Bundesliga duket gjithnjë e më pranë, sepse vajtja play-off kundër Union Berlinit përfundoi 2-2.

Në një stadium të tejmbushur, me më shumë se 58.000 tifozë, 4000 prej të cilëve nga Berlini, Shtutgarti kishte në kështu e vet traditën, sepse qr kur është futur playoff-i kanë triumfuar gjithnjë ekipet e Bundesligës 1.

Një rregullore e padrejtë, që favorizon ekipet e elitës, por Union Berlini shkoi në Shtutgarti pa frikë dhe luajti një ndeshje të madhe.

 

Në minutën e 42-të Gentner shënoi për Shtutgartin, por u përgjigj një minutë më vonë Abdullahi.

Në pjesën e dytë u fut veterani Mario Gomez dhe shënoi që në minutën e 52-të, por në minutën e 68-të Marvin Fridrih barazoi sërish për miqtë, që kontrolluan mirë deri në fund.

Kthimi pas pak ditësh në Berlin do të jetë i zjarrtë, Unioni e ka seriozisht dhe tani që dogji Hamburgun, nuk ka më frikë asnjë rival. Këtë sezon Union ka humbur vetëm një herë në shtëpi, Shtutgarti nuk luan dot për barazim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.