Beteja e tretë e Halilit

0

Opinion nga Gjergji Stefa

Presidenti i Tiranës në siklet? Nuk është hera e parë. Që nga viti 2004 kur u shfaq si donator në kampin bardheblu e deri tani që është aksionar me 66% i shoqërisë aksionare Tirana, ka pasur të paktën dy moment që Halili ka qenë në vështirësi. Në dy rastet e mëparshme ia ka dalë mbanë. Në 2008-2009 ai ishte sponsori i vetëm i një skuadre që në fund fitoi titullin. Me gjithë skepticizmin që e rrethonte ambientin, ai arriti të ndërtonte një “dream team”, me lojtarë cilësorë, madje pjesë dhe të përfaqësueses shqiptare. Në 2014 ishte moment i dytë. Janari ishte jashtëzakonisht i vështirë. Tirana ishte në vend të fundit dhe duhej një mision i pamundur për ta shpëtuar. Halili u vu në krye të një lëvizje të gjithanshme për mbijetesën. U rindërtua skuadra, u krijua klima e duhur mes tifozëve, u fituan ndeshje të pabesueshme, deri në akuza. Në fund, arriti që të drejtonte klubin drejt kalimit të momentit më të vështirë së historisë.

Tani është beteja numër 3 e presidentit. Klubi që ka në pronësi qindra miliona borxhe nga e shkuara, vazhdon të notojë në ujëra jo të suksesshme sportivë, gjyqet hapen e mbyllen si kërpudhat pas shiut, ndërsa tifozët janë zemëruar pas vendimit të zyrave për të lejuar Partizanin të luajë në “Selman Stërmasi”. Objektivi i presidentit është zerimi i një totali prej 2.4 miliardë borxhesh e më pas të mendojë se si të rindërtojë një skuadër të denjë për emrin që mbart Tirana.

Pyetja është: kush ka qenë moment më i vështirë, ai i vitit 2009, ai i vitit 2014, apo ky i sotmi? Mesa duket ky i këtij sezoni!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image