Beteja e Tiranës nxjerr fitues Flamurtarin, Skënderbeu shëtit ndaj Teutës

0

Pas Kukësit e Laçit, në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë kalojnë edhe Skënderbeu e Flamurtarit.

Ashtu si pas mesdite, edhe në mbrëmje ka pasur betejë vetëm në Tiranë, ku Partizani e Flamurtari dhuruan një ndeshje të shkëlqyer, mes baltës.

Vlonjatët shënuan që në fillim me Sidibenë dhe u duk se mbaroi aty, por në fundin e pjesës së parë Trashi barazoi dhe ngjalli shpresat e Partizanit.

Në pjesën e dytë presion i Partizanit, por minutat kalonin dhe goli nuk po dukej, ndaj Flamurtari po e administronte qetësisht kualifikimin, që u vu në pikëpyetje nga Nurkovicc, sepse portieri kosovar bëri një gabim kur kontrolloi keq një gjuajtje të Asanit. Gol në minutën e 80-të, 15 minuta presion konstant i Partizanit, një rast i shkëlqyer, por vetëm kaq, Flamurtari në gjysmëfinale.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu fitoi 3-0 ndaj Teutës dhe ishte një ndeshje pa histori, Teuta është tepër e dobët për të ndalur korçarët, që mbyllën gjithçka pa shumë probleme, me gola të Lilajt dhe dy herë Souesë.

Partizani – Flamurtari    2-1

Shënues: Trashi 38′, Asani 80′ / Sidibe 12′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Trashi, Telushi, Batha, Mala (Atanda 90’+1), Progni, Asani, Bardhi (Abdurahimi 84′) Trajner: Klevis Dalipi

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Zuka,Useini, Sidibe, Alvesh (Tunkara 90’+4), Nedeljkoviç, Bushiç. Trajner: Petraq Bifsha

Kartonë të verdhë: Trashi 62′ /  Musta 13′, Bicaj 56′, Siljanovski 70′, Useini 82′

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartari, Enea Pashaj, Kreshnik Cjapi

GOLAT:

12′ Goditje dënimi për Flamurtarin, harkim në zonë, aty ku Progni humbet Sidiben dhe mesfushori afrikan me kokë nuk fal.

38′ Depërtim i shpejtë nga e majta e sulmit, Trashi futet në zonë dhe lëshon një diagonale të fortë, duke barazuar.

Skënderbeu – Teuta      3-0

Shënues: Lilaj 45’+1, Soue 60′, 71′

Skënderbeu: Teqja, Mici, Aliti, Radas, Dita (Jashanica 63′), Lilaj, Muzaka, Vila, Gavazaj (Sahiti 60′), Adeniji (Gripshi 72′), Soue. Trajner: Ilir Daja.

Teuta: Moçka (Kastrati 46′), Amir Bilali (Shkalla 46′), Hërkaç (Beqja 43′), Gjorgievski, Mustafov, Alhasan, Hila, Hakaj, Lajthia, Çyrbja, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Kartonë të verdhë: Bilali 39′, Beqja 81′

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Redvan Shaba, Melis Dervishi, Indrit Myrtja

GOLAT:

45’+1 Teuta i shkon shumë pranë golit, Skënderbeu niset në kundërsulm dhe durrsakët janë bosh në prapavijë. Me një predhë nga jashtë zone, Sabien Lilaj i jep avantazhin Skënderbeut.

60′ Sulm i shpejtë i Skënderbeut, me një kombinim perfekt Soue futet në zonë dhe i vetëm me Kastratin nuk fal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here