Beteja e parë fitohet nga “Ujqërit”, por të hënën rinis gjithçka

0

95 minuta luftë në Volkswagen Arena dhe në fund Volfsburgu fiton 3-1 ndaj Holshtajn Kilit, në një sfidë mjaft interesante dhe të bukur.

Origi që në minutën e 13-të shënoi për vendasit, që dominuan në pjesën e parë, duke përfituar nga eksperienca e paktë e Holshtajnit modest, që në fakt ka bërë një mrekulli duke shkuar kaq larg. Megjithatë, Shindler në minutën e 34-t përfundoi me sukses një sulm të bukur të Holshtajnit, që nisi të ëndërronte, por Brekalo 5 minuta para pushimit shënoi një supergol për Volfsburgun.

Në pjesën e dytë Origi ishte sërish vendimtar, sepse në minutën e 56-të dha një pasim perfekt dhe Malli nuk fali.

Më pas, në 15 minutat e fundit Kil u hodh tërësisht në sulm dhe humbi raste të shkëlqyera, ndaj kthehet në shtëpi me një humbje disi të thellë, por jo të pamundur për t’u përmbysur të hënën, duke parë problemet e mbrojtjes së Volfsburgut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.