Beteja e Madridit pa fitues, Simeone bën “zap” kampionët e Europës

Pas Barcelonës, ndalet edhe Reali i Madridit dhe duket sikur dy gjigantët e Spanjës po imitojnë njëri-tjetrin. E vërteta është se si Barça, ashtu edhe Reali, kanë probleme në këtë moment dhe në harkun e një jave La Liga është transformuar, sepse nga arratia e mundshme e tyre, është kaluar te një renditje shumë e ngjeshur.

Sot Reali barazoi pa gola me Atletikon në Bernabeu, duke u ndalur sërish te muri i ngritur nga mjeshtri Diego Simeone, në një ndeshje ku protagonistë të mëdhenj ishin portierët.

Në fakt, në pjesën e parë Atletiko pati raste të shkëlqyera në kundërsulm dhe në një rast Grizman u ndal në mënyrë fantastike nga Kurtua, perfekt edhe ndaj Diego Kostës pak më vonë. Në krahun tjetër, Geret Bejl ishte rreziku kryesor për Atletikon, por uellsiani u ndërrua në pushim, për dëmtim.

Në pjesën e dytë asnjë ndryshim, shumë vrap e përplasje, pak raste për shënim, por ishte portieri Oblak heroi i Atletikos, me një pritje shpëtimtare ndaj Asensios.

Sezoni i gjashtë rresht që Atletiko merr rezultat në Bernabeu, çka ka më shumë rëndësi, edhe pse derbi i sotëm nuk ishte i bukur, por pati plot tension e emocione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *