Beteja e Kukësit nis me biletat, Partizani paguan për tifozët e vet

Kukësi pret sot Partizanin dhe rivaliteti është aq i madh, saqë Kukësi ka vendosur të rritë çmimet e biletave.

500 lekë të reja për një biletë, çmim tepër i lartë për realitetin shqiptar, aq më shumë që tifozeria e Partizanit duhet të shpenzojë edhe për rrugën, pa llogaritur lodhjen.

Në Kukës stadiumi nuk mbushet plot prej shumë kohësh dhe vështirë se do mbushet sot, edhe pse bileta 200 lekë është shumë pak, për të qenë realistë.

Ultras-Guerrils kanë ironizuar: “Të gjithë në Kukës për t’i bërë qokë Safetit”, ndërsa atmosfera është nxehur keqas, edhe pse Partizani ka vendosur të kompensojë një pjesë të çmimit, duke bërë që tifozët të paguajnë vetëm 200 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *