“Besniku” Oblak refuzon milionat dhe rekordin për shkak të… Simeones

Jan Oblak është i “dashuruar” me Atletikon e Madridit dhe sidomos me trajnerin Simeone. Siç citon spanjollja “As”, portieri slloven ka refuzuar një ofertë të rëndësishme. Çelsi kishte kërkuar shërbimet e tij dhe ishte gati të paguante plot… 100 milionë euro, duke e kthyer sllovenin në portierin më të shtrenjtë të historisë.

Oblak nuk është menduar fare dhe u ka kthyer përgjigje negative “Bluve” të Londrës, të cilët e shihnin si zgjedhjen perfekte për zëvendësimin e Tibo Kurtua.  Gardiani i Atletikos dëshiron të vazhdojë me grupin aktual dhe një nga shkaqet e refuzimit të tij është pikërisht trajneri argjentinas.

Në fillim Grizman dhe tashmë Oblak. Lojtarët ndihen mirë në Madrid dhe janë të lidhur shumë me trajnerin e tyre. Portieri 25-vjeçar është gati të nisë sezonin e pestë me ngjyrat e Atletikos. Ai është rritur shumë nën drejtimin e “El Cholos” dhe sot është një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *