“Besnik i Peskarës”, por Memushaj sqaron: Nuk e kam shkruar unë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, ka qenë në qendër të merkatos në muajt e fundit, pas zyrtarizimit të rënies së Peskarës nga Seria A. Me eksperiencë të madhe në futbollin italian, vlonjati ishte një ndër më të mirët në një sezon dëshpërues për Peskarën, që tani mendon për rindërtimin dhe kthimin në A.

Shumë klube janë vënë në garë për shërbimet e mesfushorit, benda e jashtë Italisë, me Bolonjën e Lacion që dukeshin shumë të interesuar kohët e fundit, por edhe Sionin.

Sot në Facebook është postuar një status i shkurtër në profilin e mesfushorit të kombëtares sonë: Do të mbetem gjithnjë besnik, ku duket sikur kapiteni abrucez e ka vendosur të ardhmen e vet.

Megjithatë, “Sport Ekspres” ka kontaktuar Memushajn, i cili ka mbetur i habitur, duke mohuar: “Jo, tani po e shoh edhe vetë. Ai nuk është profili im, nuk kam shkruar asgjë të tillë“. Një sqarim i nevojshëm, në një futboll ku rrjetet sociale shpesh krijojnë konfuzion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *