Besnik Hasin e duan sërish në Europë, gjigantët turq e kërkojnë në krye të pankinës sezonin e ardhshëm

Besnik Hasi mund të rikthehet sërish në futbollin europian. Trajneri gjakovar aktualisht vijon karrierën e tij në krye të stolit të Al Raed, por e ardhmja mund ta gjejë larg Arabisë Saudite. Është pikërisht skuadra e njohur turke, Fenerbahçe, ajo që kërkon ta vendosë në krye të pankinës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat arabe, ku mësohet se Hasi është takuar me drejtuesit e skuadrës verdheblu.

Al-Raed ka dërguar një çarter për ta sjellë sërish në skuadër, por bëhet me dije se ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk ka zhvilluar seancën stërvitore me ekipin. Kjo për faktin se dëshiron kohë të mendojë për ofertën e ofruar nga Fenerbahçe. Këta të fundit kanë pasur si alternativë për stolin e tyre edhe emrat e Pelegrinit apo të Okan Buruk dhe Erol Bulut.

Gjigantët turq nuk kanë shkuar drejt objektivit këtë sezon dhe shohin Besnik Hasin si arkitektin e duhur për t’i udhëhequr drejt suksesit. Një kalim i tillë do të ishte i rëndësishëm për trajnerin shqiptar, i cili do të kthehej kështu në një kampionat të fortë të Europës, për të bërë mirë e për të shpresuar më pas të ngjitet edhe më lart në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *