Besnik Hasi kthehet si trajner te kampionët e Belgjikës? Mund të mbyllet gjatë Kombëtareve

Pas shumë kohësh dhe eksperience në Arabinë Saudite, Besnik Hasi është gati të rikthehet si trajner si në Europë. Më saktësisht në Belgjikë, atje ku mund të drejtojë ekipin e Genk-ut. Këta të fundit u shpallën kampion në sezonin e shkuar, por në këtë kampionat po vuan për rezultatet.

Pikërisht për këtë arsye u shkarkua edhe Felis Mazu. Ky vendim u arsyetua me punën jo të suksesshme, ndërsa Genk po përpiqet të shfrytëzojë këtë periudhë të pushimit të Kombëtareve. Një nga tezat më të forta është ajo e marrjes së Besnik Hasit. Ky i fundit shihet si një zgjidhe për këtë ekip, ndërsa vite më parë ka qenë edhe si lojtar. Drejtori teknik, Dimitri de Conte ka nisur kontaktet me Hasin dhe po diskutojnë projektin e ri. /Sport Ekspres/