Besnik Hasi kërkon “mrekullinë” ndaj Sportingut!

Sonte, në orën 20:45, grekët e Olimpiakosit do të përballen në “Karaiskaki” të Pireut, me Sportingun  e Lisbonës që ka eliminuar Steauan në plejofe. Kështu, pas barazimit 0-0 në Portugali, skuadra luzitane ka arritur të fitojë 5-1 në transfertën rumune, duke arritur kështu në fazën e grupeve. Ndërkohë, skuadra greke, vitin e shkuar është eliminuar nga turi i tretë paraeleminator, teksa, këtë vit, ekipi helen ka arritur të eleminojë Partizanin e Beogradit në turin e plejofit të Champions League-s, duke arritur të sigurojë grupet.  Dueli do të jetë shumë i fortë, duke qenë se ashtu si Sportingu, edhe Olimpiakosi, për të bërë rezultat duhet se s’bën që të mundë luzitanët.

Kjo, pasi Barcelona dhe Juventusi do të jenë “misionet e pamundura”. Kështu, ish-kapitenit të kombëtares shqiptare që tani drejton Olimpiakosin do t’i duhet të përsërisë “mrekullinë” e Skënderbeut, kur përpara dy vitesh mundi pikërisht Sportingun në “Elbasan Arena”, me rezultatin 3-0 në fazën e grupeve të Europa League-s. Pra, me pak fjalë, Hasi e di që Sportingu nuk është e pamundur të thyhet. Dhe ai do të tentojë që ta bëjë diçka të tillë sonte, në “Karaiskaki”. Nëse jo për të kaluar grupin, të paktën për të përfunduar në vendin e tretë atje ku do të mund të siguronte vazhdimin e ecurisë në Europa League.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *